Në Skenderaj ka filluar asfaltimi i dy segmenteve rrugore në Lagjen 6 të qytetit

Ka filluar asfaltimi i dy segmenteve rrugore në Lagjen 6 të qytetit të Skenderajt, në një gjatësi totale prej 431 metra. Mungesa e realizimit të projektit deri më tani, ka shkaktuar telashe për banorët e lagjes, pasi për të hyrë në qytet, për nevojat e tyre, është dashtë të shkojnë deri në fshatin Polac, më saktësisht te rrethi afër vendit të quajtur “Te lisat”, duke përshkuar rrugë deri në 3.5 kilometra çdo ditë, ndërsa sot pas asfaltimit të kësaj rruge, banorët e kësaj pjesë të qytetit, do të shmangin këtë distancë prej 3.5 kilemtra, fal realizimit të këtij projekti. Dhe pikërisht për këtë arsye, kemi vlerësuar se ky projekt duhet të realizohet sa më shpejt, në mënyrë që qytetarëve tanë t’iu mundësohet qarkullim më i lehtë.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …