Busti i Dëshmorit Sadri Vishaj nga Belegu shkrihet në bronz pas 20 viteve në mes të fshatit Beleg

Në përvjetorin e 20-të të rënies në Altarin e Lirisë janë përkujtuar Xhevat Sejfijaj, Shpëtim Bobi dhe Sadri Vishaj të ren në më 11 Shtator 1998 në Bjeshkën e Belegut. Në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”, në Gllogjan në 20-të vjetorin e rënies eshte nderuar dëshmori i kombit Xhevat Sejfijaj. Homazhe kanë bërë i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, Kol.Abdyl Mushkolaj, deputet të parlamentit të Kosovës Daut Haradinaj, Rasim Selmanaj, Teuta Haxhiu, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së familjarë dhe bashkëluftëtarë të shumtë. Në këtë ditë të rënies në altarin e lirisë Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj nderoi me medaljen “Skënderbeut”, Dëshmorët e Kombit Xhevat Sejfijaj, Sadri Vishaj dhe Shpetim Bobaj medaljet i pranuan familjarët e dëshmorëve. Po ashtu në mes të fshatit Beleg i shkrirë në Bronz është vendosur Busti i dëshmorit Sadri Vishaj për të cilin flet historia dhe trimëria e Dëshmorit flet vet por fatkeqësisht edhe pas dy dekadave akoma eshtrat e tij nuk gjinden askund nga dita e rënies në bjeshkën e Belegut.

Kontrolloni gjithashtu

272 studentë vitias përfitues të bursave komunale

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti bashkë me drejtoreshën e arsimit Arta Ajeti, kanë …