leoni

Në Skenderaj mbahet Festivali “Drenushat 2019”

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj është mbajtur festivali kulturor “Drenushat 2019”, edicioni i 14-të më radhë, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Skenderajt, në të cilin kanë marrë pjesë shkollat fillore nga Lipjani, Mitrovica dhe Skenderaj, si nikoqir. Në kuadër të këtij festivali, nxënësit e shkollave janë paraqitur me shfaqjen e dramave, para publikut dhe jurisë profesionale, të cilat në fund i ka vlerësuar paraqitjet e nxënësve. Kësisoj, drama më e mirë është shpallur ajo e Shkollës Fillore “Migjeni” nga Mitrovica, aktori më i mirë është shpallur nxënësi Lum Drenica, aktorja më e mirë u zgjodh Tuana Shala, regjia më e mirë i takoi Qendresë Berani. Shkolla “Migjeni” nga Mitrovica fitoi edhe çmimin e publikut, kurse Shkolla “Abedin Rexha” e Tuqiçecit të Skenderajt fitoi çmimin për skenografinë më të mirë. Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Ramiz Shala, duke i falënderuar pjesëmarrësit në emër të kryetarit të Komunës, Bekim Jashari, si dhe duke folur për festivalin, ka thënë se ky aktivitet tradicional, është rast i mirë për nxënës që të shfaqin kreativitetin dhe idetë në krijimtari artistike.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …