Në Skenderaj përkujtohen dëshmorët e kombit Mustafë Haxhiu, Gëzim Ferizi, Isuf Aliqkaj dhe martiri i lirisë Bedri Haxhiu

Në Skenderaj përkujtohen dëshmorët e kombit Mustafë Haxhiu, Gëzim Ferizi, Isuf Aliqkaj dhe martiri Bedri Haxhiu

Sot në Skenderaj janë përkujtuar dëshmorët e kombit Mustafë Haxhiu, Gëzim Ferizi, Isuf Aliqkaj si dhe martiri i lirisë Bedri Haxhiu në 20 vjetorin e rënies së tyre në altarin e lirisë. Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari e ka kujtuar Mustafë Haxhiun si një luftëtar trim i pathyeshëm, guximtar dhe udhërrëfyes. “Në 20 vjetorin e rënies heroike në fshatin Ternavc të Skenderajt, sot nderuam dhe bëmë homazhe për dëshmorin e kombit Mustafë Haxhiu- Bacoku dhe martirin Bedri Haxhiu. Ndërsa në Skenderaj dhe Marinë bëmë homazhe dhe përkujtuam Gëzim Ferizin dhe heroin Isuf Aliqkaj të cilët 20 vite më parë ranë në altarin e lirisë.  Mustafë Haxhiu – Bacoku ishte një luftëtar trim, i pathyeshëm, guximtar, udhërrëfyes për ne se si duhet të vdiset për atdhe. E patëm njërin nga bashkëluftëtarin që nuk na ndanin aksionet, betejat, por vetëm vdekja na ndau. Bedri Haxhiu ishte vetëm 15 vjeç kur forcat serbe e vranë me 28 maj 1999. Po atë ditë për ta shpëtuar Bedriun e plagosur dhe disa fëmijë tjerë që po kullosnin bagëtinë kur u sulmuan nga forcat serbe. Bacoku ynë e sakrifikoj jetën për ti shpëtuar.  Gjaku i tyre u bë lule e lirisë që po e gëzojmë ne sot. Ju qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 – 20.04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …