Në Skenderaj përmbyllen aktivitetet me rastin e “Epopeja e UÇK-së”

Ceremonia e manifestimit “Nata e Zjarreve” filloi në Prekaz me ndezjen e zjarreve dhe vazhdoi me një program shumë të pasuruar artistësh në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.

Në këtë program performuan artistët më eminent të estradës mbarë shqiptare, të cilët i bënë qytetarët e shumtë që kishin mbuluar qytetin e Skenderajt të relaksohen dhe të ndihen mirë.

Në këtë ngjarje madhështore ishin të pranishëm, përfaqësuesit e Familjes emblematike JASHARI, Rifat Jashari, Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, Nënkryetari, Nuredin Lushtaku, si dhe përfaqësues qeveritar, duke filluar nga Kryeministri, Ramush Haradinaj, zv/Kryeministri, Behxhet Pacolli, kryetarë komunash, ai i Obiliqit, Xhafer Gashi, si dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, deputetë dhe shumë personalitete të njohura.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari Iska mirëpriti në takim Prof. Dr. Mazllum Baraliu

Nënkryetari i komunës së Rahovecit z. Fatmir Iska, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, mirëpriti në takim …