Në Skenderaj shënohet 70 vjetori i lindjes së heroit Hamëz Jashari

Në ditëlindjen e 70-të të heroit Hamëz Jashari, që shënon edhe ditën e shkollës së mesme të Gjimnazit në Skenderajt, kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, bashkë me drejtorin e kolektivin e shkollës, drejtorët komunal, asambleistët e shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, vendosën lule tek busti i tij në Skenderaj dhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. Nxënësit e Gjimnazit kishin përgatitur program të pasur kulturor – artistik, në nderim të jetës e veprës së heroit të kombit Hamëz Jashari. Me këtë rast kryetari Jahsari ka thënë se, kujtimi për babën Hamëz edhe sot pas 22 vitesh nga rënia e tij historike, mbetet i freskët, mësimet e tij për jetën, atdhedashurinë, sinqeritetin e trimerinë kanë qenë dhe mbeten frymëzimi im jetësor. Babë, lufta çlirimitare që bërë ti, komandanti Legjendar, Adem Jashari, e bashkëluftetarët e tu u bë themel i Lirisë e Pavarësisë që sot e gëzojmë. Përjetë mirënjohës për ty babë që na rrite e edukove nën frymën patriotike e dashurisë për atdheun.

Urime babë ditëlindja e 70-të!

Jetoj e punoj çdo ditë duke jetësuar amanetin tënd! Ka th՞në ndër të tjera kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …