Në të gjitha shkollat e komunës së Vitisë filloj viti i ri shkollor 2019/2020

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Vitisë, Fatbardha Emini e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj me rastin e fillimit të procesit mësimor, sot kanë vizituar disa shkolla të kësaj komune. Ajo ndër tjerash ka vizituar edhe Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Bafti Haxhiu” në Viti, shkollë kjo që gjatë pushimit veror është rivitalizuar. Drejtoresha Emini potencoi se Komuna e Vitisë, mbetet e përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim duke punuar në përmirësimin e infrastrukturës por edhe duke vazhduar me bashkëpunimin në mes të nxënëseve, prindërve, mësimdhënëseve por edhe me gjithë stafin që punojnë në institucionet shkollore. Ajo shtoj se viti i ri shkollor ka filluar sot në të gjitha shkollat e kësaj komune duke ju uruar suksese dhe fillim të mbarë të këtij viti shkollor nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj komune.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Rama takon gazetarin dhe autorin britanik Christian Jennings

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka takuan në Odën e Kryeqytetit, gazetarin …