Shukri Buja është rikthyer përsëri në Partinë Demokratike të Kosovës pasi kishe aderuar në Nismën Socialdemokrate

Shukri Buja është rikthyer përsëri në Partinë Demokratike të Kosovës pasi kishe aderuar në Nismën Socialdemokrate

Shukri Buja është rikthyer përsëri në Partinë Demokratike të Kosovës. Ai dikur ishte kryetar i degës së PDK-së në Lipjan. Pas disa vitesh mungesë, Buja tashmë po e ndihmon PDK-në për zgjedhjet e 6 tetorit. Ai pas largimit nga PDK-ja, ishte antarësuar në Nismën e Fatmir Limajt. Por siç ka deklaruar Buja, tërheqja nga Nisma është bërë për arsye se vëllai i tij Ramë Buja, tashmë edhe ai është rikthyer në PDK. Ai ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e listave për deputet për arsye se ende mbi të qëndron një aktakuzë, dhe sipas tij, deri në pafajësi ai vetëm do të jetë një anëtar i thjeshtë i PDK-së por shumë aktiv. Buja ka marrë pjesë sot në një tubim që është mbajtur pikërisht në vendlindjen e tij, fshatin Bujan të Lipjanit. Shukri Buja në të kaluarën kishte udhëhequr me komunën e Lipjanit për dy mandate.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …