Në territorin e Malishevës, nuk ka dëme nga dridhjet e tokës

Pasi janë shënuar disa dridhje dhe të cilat janë ndier edhe në territorin e komunës së Malishevë, nuk janë regjistruar dëme. Po ashtu të gjitha objektet e ndjeshme të cilat kanë mundur të pësojnë dëme nga dridhjet, janë në gjendje të mirë dhe nuk ka qarje apo dëme. Ekipet komunale, në mëngjes i kanë vizituar të gjitha objektet me rëndësi të veçantë me qëllim të inspektimit për dëme eventuale. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Drejtoria e Inspektoratit, me zyrtarët tjerë përgjegjës, i kanë vizituar të gjitha objektet me rëndësi, ku përfshihen urat, dy digat, dhe objektet tjera të larta, por nuk janë vërejtur dëme si pasojë e dridhjeve. Po ashtu të gjitha shërbimet komunale janë duke u kryer pa problem, edhe furnizimi me ujë të pijshëm është duke u bërë normalisht si dhe furnizimi me energji elektrike.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …