Në Tiranë është mbajtur konferenca ndërkombëtare me temë: “Marrëdhëniet Turqi-Shqipëri, e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja”

Në Tiranë është mbajtur konferenca ndërkombëtare me temë: “Marrëdhëniet Turqi-Shqipëri, e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja”

Në Tiranë është mbajtur konferenca ndërkombëtare me temë “Marrëdhëniet Turqi-Shqipëri – E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja”, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të dy shteteve të ambasadorëve, përfaqësuesve të organizatave të ndryshme dhe studiuesve, raporton Anadolu. Zëvendësministri turk i Punëve të Jashtme, Mehmet Kemal Bozaj, gjatë fjalës në konferencë shprehu mirënjohjen për solidaritetin e ofruar nga populli shqiptar dhe qeveria shqiptare pas tërmeteve në Turqi duke shtuar se mbështetja dhe solidariteti nuk do të harrohen kurrë dhe populli turk gjithnjë do ta kujtojë se kë ka pasur në krah në kohë të vështira. Bozay theksoi se marrëveshjen e miqësisë mes dy vendeve duhet ta zhvillojnë në bazë të termave të reja. “Ne duhet t’u përshtatemi rregullave të sistemit të ri, sidomos të procesit të aderimit në BE. Kemi të bëjmë me transformim, me marrëveshjen e gjelbër, me agjendën digjitale dhe në mënyrë që të jemi në të njëjtën linjë me kërkesat e BE-së dhe për të respektuar nivelet e marrëveshjes së klimës Shqipëria dhe Türkiye duhet të shfrytëzojnë këtë marrëdhënie miqësie për të ndjekur të njëjtën linjë, për të ndjekur të njëjtat standarde sikurse standardet botërore. Ne duhet të punojmë së bashku në këtë drejtim. Mehmet Kemal Bozai theksoi se beson se bashkëpunimi 100-vjeçar mes Turqisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet më tej në disa fusha kryesore si energjetika, bujqësia, turizmi, shëndetësia, zhvillimi rural dhe inovacioni.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …