Në vazhdën e realizimit të projekteve të reja kapitale, në fshatin Vajnik të komunës së Skenderajt, ka nisur ndërtimi i poligonit sportiv për shkollën e fshatit

Në vazhdën e realizimit të projekteve të reja kapitale, në fshatin Vajnik të komunës së Skenderajt, ka nisur ndërtimi i poligonit sportiv për shkollën e fshatit, ku nxënësit e saj dhe të rinjtë tjerë të kësaj ane, do të mund të zhvillojnë aktivitete sportive në kushte më të mira. Për të parë ecurinë e punimeve, kanë dalë për vizitë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit Driton Mulaj, ku ishte e pranishme edhe anëtarja e Kuvendit Komunal Besjana Thaçi. Gjatë vizitës, udhëheqësit e Komunës kanë diskutuar me përfaqësuesit e kompanisë e cila po zhvillon punimet, duke kërkuar realizim dhe përfundim të projektit sipas kushteve dhe standardeve. Ndërtimi i poligonit sportiv në Vajnik pason atë të Lubovecit, ku dy këto projekte financohen nga buxheti i Komunës së Skenderajt, dhe janë pjesë e programit qeverisës të kryetarit Nura, për sportin dhe rininë.

May be an image of 9 people and road

Kontrolloni gjithashtu

E enjtja, dita e takimeve me qytetarët e komunës së Rahovecit

Të gjithë ata që shkuan për t’u takuar me udhëheqësin e komunës së Rahovecit dhe …