Në një ceremoni të organizuar është bërë shpërndarja e pajisjeve bujqësore për fermerët e Skenderajt

Në një ceremoni të organizuar, sot është bërë shpërndarja e pajisjeve bujqësore, përkatësisht makinave mjelëse dhe laktofrizave, në kuadër të thirrjes publike të Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Skenderajt, si dhe në kuadër të planit qeverisës së kryetarit Fadil Nura, për të zhvilluar sektorët e bujqësisë. Kryetari Nura, i pranishëm në këtë ceremoni, duke i uruar 32 fermerët përfitues, ka thënë se Komuna e Skenderajt do të vazhdojë përkrahjen pandërprerë për bujqit dhe fermerët, në mënyrë që të zhvillohet ekonomia lokale. Edhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Behxhet Maliqi, i ka përgëzuar fermerët, ndërsa ka njoftuar se këtë vit buxheti për bujqësi është për 50 mijë euro më i lartë. Komuna e Skenderaj, me gjithë mungesën e mbështetjes nga niveli qendror, po bënë përpjekje të vazhdueshme që të subvencionojë bujqit dhe fermerët.

May be an image of indoor

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …