Në vigjilje të Ditës së Veteranëve, Malisheva nderoi dëshmorët dhe veteranët që nuk jetojnë

Në vigjilje të shënimit të Ditës së Veteranëve në Kosovë, dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në Malishevë, me një organizim, që u tha se do të jetë tradicional, ka ndarë mirënjohje dhe dekorata për dëshmorët e Malishevës, të rënë në trojet shqiptare, si dhe mirënjohje për familjet e veteranëve, të cilët nuk jetojnë më. Në këtë shënim, morën pjesë, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Guncati, kryetari i OVL të UÇK-së, dega në Malishevë, Metush Kryeziu, familje të dëshmorëve, familje të veteranëve, veteran dhe invalid të luftës, nga Komuna e Malishevës. Në fjalët e rastit, u vlerësua lartë kontributi i të gjithë veteranëve të luftës së UÇK-së, e në veçanti kontributi i dëshmorëve të kombit. “Gjaku i derdhur i dëshmorëve të kombit, mundi dhe sakrifica e veteranëve të luftës së UÇK-së, na obligon neve të gjithëve, që të punojmë për vendin”, ka thënë mes tjerash në fjalën e tij, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Në këtë organizim, janë ndarë dekorata për dëshmorin Agim Elshani, i rënë në Luginën e Preshevës, pastaj për dëshmorët e rënë në trojet shqiptare në Maqedoni, Visar Krasniqi, Labinot Krasniqi dhe Hilmi Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …