Në Viti u mbajt edicioni i VIII-të i Festivalit të fëmijëve “Cover Fest” në kuadër të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

Në sallën e Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, është mbajtur edicioni i VIII-të i Festivalit për Fëmijë dhe të Rritur “Cover Fest”, aktivitet ky i organizuar në kuadër të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Ky festival mblodhi nxënës të shkollave fillore të komunës së Vitisë, prindër, mësimdhënës dhe dashamirë të muzikës, duke sjellë atmosferë festive dhe interpretime artistike nga talentet e reja.

“Cover Fest” u organizua nga Kori i Qytetit të Vitisë, me mbështetjen e Komunës së Vitisë, përkatësisht Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), nën përkujdesjen e prof. Mustafë Lamallarit.

Gjatë festivalit, nxënësit interpretuan këngë të ndryshme para publikut, duke dëshmuar talentin dhe kreativitetin e tyre në skenë.

Organizatorët theksuan se ky festival tashmë është bërë një aktivitet tradicional kulturor në komunën e Vitisë, me synim promovimin e talenteve të reja dhe zhvillimin e kulturës muzikore tek fëmijët dhe të rinjtë.

Të pranishmit vlerësuan organizimin e festivalit dhe paraqitjet e pjesëmarrësve, duke theksuar rëndësinë që kanë aktivitetet kulturore në shënimin e festave dedikuar fëmijëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …