Në Viti u mbajt sesioni informues për programin e granteve të vogla

Organizuar nga Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari të komunës së Vitisë, është mbajtur një sesion informues  për programin e granteve të vogla , përkatësisht Investimet për Administrimin e Ujit me njerëzit në Qendër. Objektivat e programit të Grantit për Administrimin e Ujit (PGAU) janë promovimi i menaxhimit të qëndrueshëm të resurseve natyrore, rritja e ndërgjegjësimit mjedisor të qytetarëve, si dhe Inkurajimi i veprimeve mjedisore që adresojnë sfidat mjedisore në nivel fshati ose komune, u tha nga organizatorët e këtij sesioni, ku pos zyrtarëve komunal ishin të pranishëm edhe fermerë të komunës së Vitisë. Gjithashtu, u fol edhe për masat agromjedisore si investime të pranueshme duke përfshirë pyllëzimin, masat për stabilizimin e tokës ose të kontrollit të erozionit, menaxhimin e kullotave, mbjelljen e pemishteve, bujqësinë organike, ruajtjen e ujit, ruajtjen e tokës, ruajtjen e biodiversitetit  të fermave dhe rehabilitimin e resurseve. Ky projekt është i Qeverisë së Kosovës, financuar nga Kredia e Bankës Botërore.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …