Në Viti u shënua Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore, në Viti është shënuar kjo datë me aktivitete të ndryshme. Fillimisht është mbajtur një tryezë e rrumbullakët me temë “Trashëgimia kulturore si vlerë dhe nxitja e zhvillimit të turizmit kulturor në komunën e Vitisë. Duke folur për qëllimin e tryezës , drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Milot Lala, i cili ndër tjerash theksoi se komuna e Vitisë është e pasur sa i përket Trashëgimisë arkitekturale e kulturore. Ai përmendi edhe një sërë objektesh që i përkasin trashëgimisë si kulturore, po ashtu edhe asaj shpirtërore, gjegjësisht objekteve fetare. Ndërkaq për trashëgimin kulturore, foli përgjegjësi i sektorit për kulturë Ismet Sejdiu, kurse menaxheri i projektit “Turizmi pa Kufi” Samet Dalipi, foli për nxitjen e zhvillimit të turizmit në komunën e Vitisë. Pjesëmarrësit e kësaj tryeze por edhe qytetarë të tjerë, më pas kanë bërë një vizitë shtëpisë Kullë e ndërtuar në vitin 1870 në fshatin Mjak.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …