Kryetari Haliti në Maqedoninë e Veriut takohet me përfaqësues të komunës partnere nga Krivo Palanka

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri po qëndrojnë për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Aty ata kanë zhvilluar edhe një takim me homologët e tyre nga komunat e Kumanovës dhe Krivo Plankes, me të cilat edhe kanë bashkëbiseduar por mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit të këtyre komunave në kuadër të projektit Ndërkufitar të Bashkimit Evropian “Cross Border”, në komponentën “Turizmi pa Kufi”. Përndryshe Komuna e Vitisë ka një bashkëpunim me komunën Krivo Palankes së Maqedonisë së Veriut ndërsa ajo e Gjilanit me atë të Kumanovës po ashtu të këtij shteti. Kryetari Haliti në këtë takim u shpreh se Komuna e Vitisë, ka një bashkëpunim të mirë me Komunën e Krivo Palankës dhe potencoi se ai është i interesuar që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe me në të ardhmen. Kryetari Haliti tha se Vitia ka pasur edhe më parë një bashkëpunim me Komunën e Likovës të Maqedonisë së Veriut dhe atë po ashtu kuadër të projektit të Komisionit Evropian edhe një bashkëpunim me Komunën e Likovës dhe në të dyja komunat ishin realizuar projekte të rëndësishëm të komunitetin.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …