Magbule Shkodra: Sakrifica e martirëve të rënë që ne të jetojmë sot të lirë, qoftë e paharruar dhe udhërrëfyese për brezat

Shkodra: Sakrifica e martirëve të rënë që ne të jetojmë sot të lirë, qoftë e paharruar dhe udhërrëfyese për brezat

Zëvendësministrja e MZHR-së, zonja Magbule Shkodra me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe tek varrezat e martirëve të rënë për liri e pavarësi, në fshatin Ribar i Vogël dhe Blinajë. “Sot, së bashku me kryetarin e degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Lipjan z.Vehbi Imeri, kryetaren e Aleancës së të rinjëve znj. Fatime Aliu, me asambleisten nga radhët e Aleancës znj. Ganimete Qeriqi dhe me bashkëpunëtorë të tjerë të Aleancës, bëmë homazhe tek varrezat e martirëve të rënë për liri e pavarësi, në fshatin Ribar i Vogël dhe Blinajë. Sakrifica e martirëve të rënë që ne të jetojmë sot të lirë, qoftë e paharruar dhe udhërrëfyese për brezat tonë të ardhshëm. Veprat e tyre heroike mbeten gjithmonë të pavdekshme!”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …