Në vizitën e shtatë dhe të fundit të kancelarës Merkel, në Izrael, ajo u takua me kyeministrin, Naftali Bennett

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, gjatë vizitës së saj lamtumirëse në Jerusalem diskutoi mbi zhvillimin e bashkëpunimit midis Gjermanisë dhe Izraelit si dhe  çështjet e sigurisë. Në vizitën e shtatë dhe të fundit të kancelarës në Izrael, Merkel së pari mbajti një takim ballë për ballë me ryeministrin Bennett Naftali në hotelin, “Mbreti David” në Jerusalem, ku z. Bennet diskutoi me të gjithë delegacionin gjerman. Kryeministri izraelit e quajti kancelaren gjermane një mikeshë të vërtetë të Izraelit, duke shpjeguar se anëtarët e qeverisë izraelite që kanë pikëpamje rrënjësisht të ndryshme për shumë çështje bien dakord mbi rëndësinë e marrëdhënieve me Gjermaninë dhe vlerësimin e Angela Merkelit për rolin e saj në edukimin dhe zhvillimin e këtyre marrëdhënieve.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …