Në zgjedhjet e jashtëzakonshme do të marrin pjesë 25 subjekte politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se 25 subjekte politike kanë bërë kërkesë për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Zëdhënësi për media në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi njoftoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar  kërkesat e 25 subjekte politike, prej të cilave 20 parti politike, 4 koalicione dhe 1 i pavarur. Nga sot, e shtunë, fillon faza e shqyrtimit të të gjitha aplikimeve. Më pas, Zyra për Regjistrim të partive politike paraqet pranë KQZ-së rekomandimet lidhur me aplikimet dhe KQZ-ja do të vendosë për aprovimin apo refuzimin e certifikimit, deklaroi në mes tjerash zëdhënësi për media në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …