Departamenti Amerikan i Shtetit kërkon nga Serbia që të sjell drejtësi për vrasjen e vëllezërve Bytyqi

Ned Price: Kosova dhe Serbia t’ i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price,  ka kërkuar nga  Kosova dhe Serbia t’ i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian përfshirë edhe  themelimin e Asociacioni të komunave me shumicë serbe. Në konferencën e përditshme me gazetarë zoti Price tha se Shtetet e Bashkuara pajtohen me vlerësimin e Bashkimit Evropian se zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës janë shqetësuese. Ato vënë në rrezik përparimin e rëndësishëm që është arritur në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Largimi i serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe ka potencial për ta përshkallëzuar më tutje situatën në terren. Të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa për të ulur tensionet dhe për të siguruar paqe dhe qëndrueshmëri”, tha zoti Price.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …