Kryetari i PDP-së, Nenad Rashiq, u shpreh se Albin Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që mbretëron në veri të Kosovës

Nenad Rashiq: Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është radikal, është rritur me mendësinë e radikalizimit

Ministri për Kthim  dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, duke folur për zhvillimet e fundit në veri, ku nga sulmi terrorist mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ka deklaruar se  kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është radikal dhe  është rritur me mendësinë e radikalizimit, këtë nuk duhet harruar, Javën e fundit  temë kryesore ka qenë sulmi në Banjskë të Zveçanit,  i cili ka prodhuar më së shumti ndikim në diplomaci, jo vetëm në terren që ka krijuar kushte abnormale, por gjithashtu në arenën ndërkombëtare u krijua një energji e re cila më ka kujtuar vitet e 90’ta, dhe unë mendoja që kemi harruar konfliktet. Ne politikanët jo vetëm që duhet të jemi pjesë e bisedimeve, por duhet të iniciojmë që në çdo takim që flitet me ndërkombëtarët, të tregojmë shqetësimin sa i përket rastit që ka ndodhur në Zveçan, dhe të mos ndodhë kurrë më. Ministri. Rashiq  tha se sulmet po bëhen pikërisht nga njerëzit që nuk ia duan të mirën shqiptarëve  dhe serbëve që jetojnë në Kosovë. Problemi po ndodhë nga grupe të ndryshme që nuk mendojnë mirë për shoqërinë, dhe dëmi i veprimeve të tilla do të jetë afatgjatë. Ne duhet të luftojmë kundër atyre dukurive, dhe kundër njerëzve që mendojnë keq për shoqërinë e Kosovës, tha mes tjerash ministri Rashiq. (Telegraf)

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …