leoni

Grupi parlamentar i AAK-së ka mbajtur një tryezë ku është diskutuar për situatën e sigurisë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit

Grupi parlamentar i AAK-së ka mbajtur një tryezë ku është diskutuar për situatën e sigurisë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit

Grupi parlamentar i AAK-së  ka mbajtur  një tryezë diskutimi në lidhje me situatën e sigurisë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në veri të vendit. Në këtë tryezë kanë marrë pjesë ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ish-ministra të sigurisë, ish-drejtorë të Policisë së Kosovës, ekspertë  të çështjeve të sigurisë në vend si dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës. Para diskutimit të pjesëmarrësve është mbajtur edhe një minutë heshtje në nderim të rreshterit të vrarë, Afrim Bunjaku. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ngjarja e 24 shtatorit është sulm terrorist dhe se sponsor i këtij terrorizmi është Serbia. Është një  mundësi e mirë për një diskutim sa më të kujdesshëm që përputhet me situatën e sigurisë që është e ndjeshme. Unë kam tri momente që i kish prezantuar. E para është ajo që ka ndodhur me 24 shtator është terrorizëm e po ashtu edhe Serbia në bazë të gjitha të gjeturave e kualifikimeve si sponsor i terrorizimit. I përgëzoj institucionet e vendit për punën  që e kanë bërë në ditën kritike”, ka thënë Haradinaj. Ndërkohë, Agim Çeku, ish-kryeministër i Kosovës, ka thënë se sulmi që ka ndodhur më 24 shtator është sulm terrorist i mbështetur nga Serbia. Sipas tij, Kosova duhet të fokusohet në politikën të jashtme dhe të rrisë kapacitetet ushtarake dhe policore në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …