Nënkryetari Berisha, priti në takim njësinë e LMT-së të KFOR-it italian

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori komunal për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, kanë pritur në një takim, përfaqësuesit e njësisë së LMT-së, të KFOR-it italian, me të cilët kanë biseduar për planifikimet e LMT-së, për të bashkëpunuar me komunën e Malishevës, në disa fusha me interes të ndërsjellë. Nënkryetari Berisha, i ka falënderuar për këtë bashkëpunim dhe është shprehur i gatshëm për të bashkëpunuar në fushat në të cilat LMT është e gatshme të ofroj disa nga shërbimet dhe praktikat e saj. Sipas zyrtarëve të LMT-së, ata janë të gatshëm të ofrojnë disa lloje të kurseve, të cilat planifikojnë të bëjnë në vijim, duke filluar me një kurs në fushën e gastronomisë, pastaj kurs për dhënien e ndihmës së parë, kryesisht në shkolla, kurs për krijimin e një skuadre për dezinsektim, dezinfektim dhe derratizim dhe një kurs për sigurinë në punë. Po ashtu, LMT ka shprehur interesimin edhe për ndihmë në fushën e shëndetësisë, ndërsa drejtori komunal për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, Liridon Hoti, i ka njoftuar zyrtarët e LTM për gjendjen në shëndetësi, përkatësisht në QKMF në Malishevë dhe nevojat që ka QKMF-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …