Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka treguar disa nga “vijat e kuqe” për Vjosa Osmanin

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka treguar disa nga “vijat e kuqe” për Vjosa Osmanin

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka treguar disa nga “vijat e kuqe” për Vjosa Osmanin, që ka kjo parti për ta votuar atë si presidente. “Në fillim duam të dimë qëndrimin e Osmanit për dialogun. A do ta vazhdojë ajo dialogun. Ne duam që normalisht ajo të jetë pro dialogut në mënyrë që t’i jep vendit perspektivë. Pastaj duam të dimë qëndrimet e saj në raport me institucionet e pavarura. Tash duhet të zgjidhet shefi i AKI-së, ambasadorët, gjyqtarët, prokurorët, tha ai.  Nënkryetari i LDK-së thotë se duhet pasur parasysh edhe inatet personale që kanë disa njerëz në LDK me Vjosa Osmanin. Ajo dy herë nuk e ka votuar qeverinë e Kosovës. Në këtë legjislaturë ne kemi deputetë Kryeministrin, Avdullah Hoti, Zëvendëskryeministrin, Driton Selmanajn dhe katër ministra që zonja Osmani nuk i ka votuar. Si  mund t’iu kërkomë këtyre ta votojnë Vjosa Osmanin”, deklaroi ndër të tjera Gazmend Muhaxheri.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi. I shoqëruar …