Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka bërë homazhe te shtatorja e heroit, Zahir Pajaziti

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka bërë homazhe te shtatorja e heroit, Zahir Pajaziti

Në nderim të jetës dhe të veprës së heroit Zahir Pajazitit, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka bërë homazhe tek shtatorja e tij në kryeqytet.  Duke e lartësuar e vlerësuar veprën e Zahir Pajazitit, ai tha se këto nderime po bëhen në mënyrë që të mos harrohen veprat e heronjve tanë, të atyre që kanë kontribuar në lirinë që ne sot e gëzojmë. “Sot ishim për ta vendosur një buqetë me lule pranë bustit të heroit Zahir Pajaziti, sado pak në mënyrë simbolike që mos të harrohen veprat e heronjve tonë, mos të harrohen veprat e luftëtarëve dhe atyre të cilët i hodhën themelet e para të lirisë që ne sot po e gëzojmë. Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit “, tha ai. Në janar të vitit 1997, grupi i Zahir Pajazitit u zbulua nga sigurimi serb. Me 31 janar, ishte duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë së bashku me bashkëluftëtarin Edmond Hoxha dhe me nipin e tij Hakif Zejnullahu, ku forcat serbe i kishin vënë në pritë në fshatin Pestovë dhe të tre bien heroikisht duke luftuar kundër policisë serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …