Nënkryetari Krasniqi dhe drejtori Morina inspektuan punimet në trotuarin në Banjë dhe të kanalizimit në Kërvasari

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës, e në veçanti të ndërtimit dhe rregullimit të trotuareve dhe kanalizimeve, në fshatin Banjë, përkatësisht në lagjet Begaj dhe Hazrollaj, ka filluar ndërtimi i trotuarit 1650 metra, ndërsa punimet në kanalizimin në lagjen Kodrali në Kërvasari, janë në finalizim. Punimet në trotuarin në Banjë dhe të kanalizimit në Kërvasari, i kanë parë nga afër, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Avdi Morina. Gjatë inspektimit të punimeve, nënkryetari Krasniqi, tha se “jemi të përkushtuar që të realizojmë projektet e planifikuara dhe ndërtimin e tyre sipas standardeve, si dhe të realizojmë kërkesat apo nevojat e banorëve, në të gjitha vendbanimet e komunës së Malishevës, në këtë rast të trotuar për këto dy lagje në Banjë dhe kanalizimit për lagjen Kodrali në Kërvasari”. Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Avdi Morina, ka sqaruar se trotuari në Banjë ka një gjatësi prej 1650 metrave, ndërsa kanalizimi në Kërvasari, ka një gjatësi prej afro 700 metra dhe të dy këto projekte mundësohen nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …