Ministri i Arsimit, i siguron të gjithë prindërit së në këtë vit nuk do të ketë grevë të mësimdhënësve

Arsim Bajrami: Kandidati i vetëm i koalicionit PAN për kryetar të Kuvendit është Kadri Veseli

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami, ka bërë me dije se kandidat i vetëm i koalicionit PAN për kryetar të Kuvendit është Kadri Veseli. Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se, pavarësisht se Veseli ofroi gatishmëri për të hequr dorë nga posti i kryeparlamentarit, partitë e tjera nuk reflektuan dhe kështu që PDK-ja nuk do të bëjë më asnjë kompromis rreth kësaj çështje. Bajrami ka mohuar se me një veprim të tillë PDK-ja është duke e bllokuar formimin e institucioneve të vendit. Sipas tij, bllokuesit janë ata që tentojnë t’ia mohojnë një të drejtë kushtetuese PDK-së, zgjedhjen e kryeparlamentarit. Ai ka treguar për gatishmërinë e PAN-it për të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të enjten dhe për ta propozuar Veselin kandidat për kryetar të Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq i tha Ramiz Qeriqit se është i dyshuar për krime lufte dhe dëshmitar i pabesueshëm

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë,  po merret në pyetje, dëshmitari i Prokurorisë, Ramiz Qeriqi. Gjatë …