Anëtari i kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci: Lëvizja Vetëvendosje po i shmanget llogaridhënies për korrupsionin në Prishtinë

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci: Lëvizja Vetëvendosje po i shmanget llogaridhënies për korrupsionin në Prishtinë

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci, ka thënë të martën se Lëvizja a Vetëvendosje po vazhdon t’i shmanget llogaridhënies publike për krimet dhe korrupsionin në qeverisjen e Prishtinës. Ai përmes një statusi në rrjetin social i është kundërpërgjigjur Xhelal Sveçles, i cili më herët ka thënë se PDK-ja është në gjendje që të bëjë gjithçka për t’u kthyer në pushtet. “Partia Vetëvendosje po vazhdon t’i shmanget llogaridhënies publike për krimet dhe korrupsionin në qeverisjen e Prishtinës. Edhe në konferencën e sotme, ata s’bën asgjë tjetër, përveçse dëshmuan se nuk kanë përgjigje për veprimet e kundërligjshme që ne ua kemi faktuar. Si strategji dalëse, sot Xhelal Sveçla vetëm paska bërë përpjekje t’i eklipsoj ato, duke sulmuar Partinë Demokratike të Kosovës, por faktisht paska dalë edhe qesharak me pretendimet e tij, se militantët i kanë punësuar me procese transparente, sepse ishin më cilësorët. Po, cilësorë ishin për juve, por vetëm në hedhjen e gurëve dhe molotovit mbi institucione. Kurse, për dhunën e shfrenuar mbi institucione, ju madje edhe i keni paguar si mercenarë, me kontrata për shërbime të veçanta! Ky tentim-justifikim i Sveçles, në fakt, ishte edhe fyerje për krejt të papunët e Prishtinës! Përtej fyerjeve të tij, i cili është përgjegjës direkt edhe për vdekjen tragjike të dy fëmijëve në Kolovicë, ne i bëjmë thirrje kryetarit në ikje të Komunës së Prishtinës, që të mos fshihet prapa Sveçlave apo Molliqajve, por t’u jap përgjigje qytetarëve dhe të dalë e të ballafaqohet në debate publike me ne dhe me dëshmitë e keqpërdorimeve të tij. Sikur Sveçla të bënte punën e tij si duhej, në vend se të merrej me sulmet ndaj institucioneve, ajo gropë në Kolovicë nuk do ishte fatale për jetën e tyre. Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të mbrojë të drejtat dhe interesat e qytetarëve, duke ua nxjerr në pah fytyrën tuaj të vërtetë. Ky është vetëm fillimi i zbardhjes së krimit dhe korrupsionit në Komunën e Prishtinës! As ne, as qytetarët, më s’do të ndalemi deri sa të jepni përgjegjësi publike dhe penale për to”, ka shkruar Stavileci.

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …