leoni

Një milion euro për asfaltimin e rrugës së Ujmirit të Klinës

Në Komunën e Klinës, ka filluar realizimi edhe i një projekti shumë të rëndësishëm infrastrukturor, asfaltimi i rrugës nga aksi rrugor Klinë-Skenderaj deri në Ujmirë. Rruga komplet është e gjatë 8 km e 150 metra me kosto financiare mbi 1 milion euro. Zyrtarisht, të martën është prerë shiriti për fillimin e punimeve të fazës së parë që përfshinë rregullimin-asfaltimin e 6 km e 200 metra për të cilën Komuna e Klinës dhe Ministria e Infrastrukturës kanë investuar 622 mijë euro. Gjerësia e rrugës është 6 metra me dy shtresa asfalt dhe do të marr epitetin si rrugë rajonale. Kjo rrugë e asfaltuar 30 vite me parë ishte dëmtuar dhe paraqiste probleme në lëvizjen e qytetarëve. Rruga lidh fshatrat Ujmirë, Shtaricë, Pogragjë, Qypevë, Dush, Jashanicë si dhe krijon lidhje të mira edhe për fshatrat tjera verilindore të Klinës. Në ceremoninë e përurimit, kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka thënë se ky është një projekt i madh dhe shumë i rëndësishëm për banorët e kësaj ane.

“Kjo është një rrugë regjionale ngase edhe parametrat do të jenë të tillë”, tha Bashota i cili premtoi realizimin edhe të projekteve tjera në Bashkësinë Lokale të Ujmirit. “Në Komunën e Klinës, janë duke u realizuar mbi 30 projekte siç janë rregullimi i rrugëve në qytet, shtrati i lumit “Drini i Bardhë” dhe lumit “Klina”, objekti shkollor “Ismet Rraci” etj. Nuk do të lejmë anash as fshatin Ujmirë dhe fshatrat tjera. Do të shohim mundësitë buxhetore edhe për ndërtimin e shkollës në Ujmirë dhe rregullimin e kanalizimit në Siqevë”, tha ndër të tjera Bashota. Ujmirasit, kanë falënderuar kryetarin Bashota për përkushtimin dhe angazhimin e tij në realizimin e këtij projekti madhor që krijon lehtësi në lëvizjen e qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …