Nënshkruhen Kontratat për Subvencionet në Kulturë, Rini dhe Sport

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Atdhe Rama, nënshkruan kontratat me përfituesit e subvencioneve në këto fusha:

* Kulturë – 13 OJQ, në vlerë prej 79,100 €;

* Rini – 4 OJQ, në vlerë prej 21,700 €;

* Sport – 17 klube dhe organizata sportive, si dhe shkolla të futbollit, në vlerë prej 142,200 €.

Nga thirrja e DKRS-së kanë përfituar gjithsej 34 OJQ, nga 37 aplikime sa kanë qenë në total. Vlera e përgjithshme e mbështetjes për këtë vit arrin në 243,000 €, që është 9% më shumë krahasuar me vitin 2025.

Përkrahja për kulturën, rininë dhe sportin është rritur dhe do të vazhdojë të rritet edhe në të ardhmen, ka thënë kryetari i Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …