Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në mes Komunës së Ferizajt dhe Shoqatës së Pensionistëve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës/FSK dhe simpatizantët

Këtë të hënë nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu me bashkëpunëtoret e tij,  ka pritur në një takim një delegacion nga Shoqata e Pensionisteve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, FSK-së dhe simpatizantëve me kryetarin e saj Imri Azemi. Në këtë takim janë diskutuar çështje të shumta, por është bërë edhe nënshkrimi i një marrëveshje bashkëpunimi mes Komunës së Ferizajt dhe Shoqatës së Pensionisteve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës/ Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe simpatizantëve (ShP-TMK-FSK-së) “Elita”-dega e Neredimës. Kjo marrëveshje ka për qëllim realizimin e objektivit dhe përgjegjësisë së përbashkët mes këtyre dy institucioneve.

May be an image of 8 people, office and text

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …