Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet komunës së Gjakovës dhe Junikut

Ne ambientet e Komunës se Gjakovës pas një bashkëpunimi të gjatë u nënshkrua “Memorandumi i Bashkëpunimit” ndërmjet dy kryetarëve të dy komunave, të Gjakovës,  Ardian Gjini dhe Junikut, Agron Kuçit, për hapjen e paraleles së ndarë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Hysni Zajmi” të Gjakovës, në Gjimnazin “Kuvendi i Junikut” në Junik. Vlen të kujtohet se gjatë gjithë viteve të 90-ta, gjithashtu ka ekzistuar bashkëpunimi në mes të dy shkollave të lartpërmendura në funksionimin e paraleles së ndarë të mjekësisë ne Junik. Për hapjen e konkursit për regjistrim në drejtimin e mjekësisë do të informoheni së shpejti ditët në vijim, përmes njoftimit publik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …