NËNSHKRUHET MEMORANDUM BASHKËPUNIMI PËR NDËRTIMIN E MEMORIALIT “DËSHMORËT E JUNIKUT”

Është nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi në mes të komunës së Junikut dhe Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve dhe Memorialeve të Kosovës. Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi shprehu falënderimin dhe kënaqësinë që Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve dhe Memorialeve të Kosovës Bislim Zogaj ka mirëpritur iniciativën e komunës së Junikut dhe po aprovon një projekt të rëndësishëm për të kaluarën e ndritshme të Junikut, duke shprehur nder dhe privilegj që po jetësohet projekti për Memorialin “Dëshmorët e Junikut”, projekt që nderon të rënët dhe kontributin e Junikut në luftën çlirimtare. Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve dhe Memorialeve Bislim Zogaj, potencoj që Juniku përfaqëson vlerë dhe kontribut të lartë historik, ndaj ky kontribut duhet lartësuar, ruajtur e nderuar ndër breza.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …