Nënshkruhet memorandum-mirëkuptimi për Mbikalimin e Paldenicës

Nënshkruhet memorandum-mirëkuptimi për Mbikalimin e Paldenicës

 Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të hënën nënshkroi memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Hanit të Elezit, Rufki Suma, për përkrahje financiare të këtyre projekteve infrastrukturore:

  1. Ndërtimi i mbikalimit të Paldenicës në autostradën Arbën Xhaferi;
  2. Asfaltimi i rrugës Paldenicë – Dërmjak
  3. Asfaltimi i rrugës në fshatin Dimcë
  4. Asfaltimi i rrugës së Paldenicës që kalon nëpër kazermë ku është vendosur Policia

Ky memorandum është rezultat i zotimit të ministrit Lekaj që të gjej zgjidhje për kërkesat e banorëve të Paldenicës së Hanit të Elezit. Ai ritheksoi se do të përmbushë të gjitha zotimet e dhëna ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, për projekte efikase infrastrukturore.  Kryetari Suma, falënderoi ministrin për gatishmëri që t’i dalë në ndihmë për realizim të projekteve në komunën që ai drejton.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2025, me shumicë votash

I propozuari nga koalicioni VV&Alternativa dhe “Lista Guxo” Hekuran Murati, sërish nuk mori votat e mjaftueshme

I propozuari nga koalicioni “Vetëvendosje”, :Alternativa” dhe “Lista Guxo”, Hekuran Murati, sërish nuk mori votat …