Parlamenti Evropian

Zgjedhjet në Parlamentin Evropian i fitojnë partitë e ekstremit të djathtë

Zgjedhjet në Parlamentin Evropian i kanë hapur rrugën ndryshimeve politike në Bashkimin Evropian, pasi partitë kryesore të qendrës dhe partitë e qendrës së majtë, kanë humbur shumicën, derisa ambientalistët, partitë e ekstremit të djathtë dhe grupe pro-biznesore kanë rritur prezencën. Bazuar në rezultatet e para, është supozuar se i ashtuquajturi “koalicion i madh” në mes të Partisë Popullore Evropiane dhe Aleancës së Socialistëve dhe Demokratëve nuk do të ketë më shumicën. Ambientalistët duket se kanë rezultate të mira, meqë partitë e Gjelbra kanë fituar numër rekord të ulëseve në disa shtete, duke përfshirë 20 për qind të votave në Gjermani, çka njëherësh shënon dyfishin e përkrahjes ndaj kësaj partie, në krahasim me zgjedhjet evropiane të mbajtura më 2014. Sipas rezultateve të para në gjithë Evropën, ka mundësi që të gjelbërit të sigurojnë 69 ulëse në Parlament, për dallim nga 52 sa kanë pasur deri më tani. Kandidati francez i partisë, Të Gjelbërit, Yannick Jadot, e ka konsideruar rezultatin si “valë të gjelbër ku ne jemi lojtarët kyçë”. Partitë pro-evropiane kanë thënë të hënën se nuk do të bashkëpunojnë me partitë që janë kundër Bashkimit Evropian. Të dyja partitë, si, Partia Popullore Evropiane, ashtu dhe Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve, kanë bërë thirrje për koalicion në mes të partive pro-evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak. Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak, Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti sot ka qëndruar në Bajram Curr të Tropojës ku …