Nesër në Rahovec me aktivitete përkujtimore e kulturo-artistike përkujtohen dëshmorët e rënë në Betejën e Mileskes

Nesër në Rahovec me aktivitete përkujtimore e kulturo-artistike përkujtohen dëshmorët e rënë në Betejën e Mileskes

Të martën me 28 maj 2019 me rastin e 20 vjetorit të Betejës së Mileskes, përkujtohet rënia heroike e dëshmorëve të kombit Ismajl Malush Gashi nga Krusha e Madhe, Habib Jakup Gashi nga Nagavci, Bedri Bajram Berisha nga Volljaka, Mensur Sefer Zymberaj nga Drenoci, Kurtish Bajram Hasani nga Qëndresa. Në orën 10:00 bëhen homazhe tek varret e dëshmorëve në Krushë dhe Nagavc, në orën 10:30 mbahet tubim përkujtimor. Ndërsa në orën 12:00 mbahet Akademi përkujtimore solemne e pasuar me një program kulturor-artistik. Gjithashtu hapet ekspozita “Koleksioni i pikturave të kolonisë së artistëve nga OJQ “Art Studio” në hollin e Qendrës së Kulturës “Mensur Zymberaj”.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka konfirmuar se Arta Hajzeraj, 13-vjeçare, është kthyer në shtëpi shëndosh e mirë

  Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka konfirmuar se Arta Hajzeraj, 13-vjeçare, është …