Brickos

Shefi i Mbrojtjes i Malit të Zi gjeneral Dragutin Dakiq vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes

Shefi i Mbrojtjes i Malit të Zi gjeneral Dragutin Dakiq vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes

 Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, priti sot me ceremoni ushtarake shefin e shtabit të Forcave të Armatosura të Malit të Zi, gjeneral brigade Dragutin Dakiq. Më pas gjenerali Dakiq u prit në takime të ndara nga ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama. Ministri Berisha e falënderoi gjeneralit Dakiq për angazhimin e Malit të Zi në KFOR dhe në Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në.

 Më tej, Ministri i mbrojtjes u fokusua në bashkëpunimin rajonal dhe theksoi se duke pasur parasysh synimin tonë strategjik për anëtarësim në NATO, prioritet i yni është thellimi i bashkëpunimit më të gjitha vendet e rajonit që janë anëtare të NATO-s dhe ato që aspirojnë anëarësim në NATO duke qenë të bindur se paqja e përhershme arrihet me anëtarësimin e secilit shtet të rajonit në NATO. Gjenerali Dakiq falënderoi Ministrin Berisha dhe i percolli gatishmërinë e ministrit të mbrojtjes së Malit të Zi për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit. Të dy shefat e ushtrive gjenerallejtënant Rama dhe gjeneral Dakiq dhe delegacionet e dy forcave zhvilluan një takim të përbashkët ku u diskutua për marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë si dhe për nevojën e zgjerimit dhe avancimit të këtyre marrëdhënieve në të ardhmen. Në takimin me gazetarë, komandanti i FSK-së dhe Shefi i Ushtrisë së Malit të Zi,  u shprehën se Mali  Zi dhe Kosova kanë marrëdhënie të mira në fushën e mbrojtjes dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndër të tjera, gjenerallejtënant Rama tha se synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO dhe integrimi në Bashkimin Evropian në përgjithësi, pra, Kosova synon të jetë pjesë e strukturave euroatlantike. Mali i Zi deri në anëtarësimin në NATO ka kaluar nëpër të njëjtën rrugë, prandaj çdo këshillë dhe përvojë nga Mali i Zi në këtë  fazë të tranzicionit ka rëndësi të madhe për ne. Gjeneral Rama gjithashtu i ka ofruar edhe kapacitetet profesionale dhe specialistike të FSK-së si kontribut për bashkëpunimin bilateral dhe fqinjësor.

 Shefi i Ushtrisë së Malit të Zi tha se Mali i Zi promovon idenë e integrimit të Ballkanit perëndimor në strukturat Euro-Atlantike dhe se ky është i vetmi qëllim që garanton paqe dhe stabilitet në këtë rajon. Ai theksoi se, duke ditur qëllimin strategjik të Kosovës për anëtarësim në NATO, Mali i Zi është plotësisht i gatshëm që t’ju japë mbështetje juve dhe shteteve tjera fqinje, në realizimin e këtij qëllimi, si në nivel bilateral dhe multilateral.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …