leoni

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit për Procesin Zgjedhor

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit për Procesin Zgjedhor

Instituti Demokraci për zhvillim, tashmë disa vite ka bashkëpunim të ngushtë me institucionet që ndërlidhen me proceset zgjedhore. Andaj nënshkrimi i këtij Memorandumi ka për qëllim përforcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm institucional sa i përket procesit zgjedhor. Institucionet nënshkruese të këtij memorandumi janë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Policia e Kosovës (PK), Prokurori i Shtetit (PSh), Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) dhe Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM).

Se vota është personale, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë e thotë Kushtetuta e Republikës së Kosovës, por në mënyrë që kjo të arrihet, përfaqësuesit e pranishëm në ceremoni potencuan se duhet një angazhim i përhershëm i institucioneve. Prandaj, bashkëpunimi ndërinstitucional është i nevojshëm në mënyrë që të ju shërbej zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Bashkangjitja edhe e Komisionit të Pavarur të Mediave në Memorandum do të mundësojë koordinimin më të mire që zgjedhjet e ardhshme të jenë më transparente dhe më demokratike. Të pranishmit theksuan se edhe përkundër faktit se ka pasur angazhim dhe bashkëpunim mes këtyre institucioneve nënshkruese, bashkangjitja e Komisionit të Pavarur të Mediave në mënyrë formale e konkretizon dhe e fuqizon bashkëpunimin më tutje.

Gjatë kësaj ceremonie u prezantuan edhe të gjeturat e punimit “Vendosja e drejtësisë në zgjedhje”. Ndër të tjera u theksua se numri i ankesave është dukshëm më i lartë në zgjedhjet lokale se në zgjedhjet parlamentare. Kjo për shkak që në zgjedhje lokale çdo komunë konsiderohet si garë në vete dhe mund të kontestohet si e tillë, dhe numri i subjekteve politike dhe kandidatëve që garojnë është shumëfish më i lartë se në zgjedhjet parlamentare.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …