Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit tri palësh mes Komunës së Kaçanikut, Komunës Hani i Elezit dhe Organizatës për mbrojtjen e mjedisit “ Gjethi” për realizimin e Projektit “Shtegu për çiklist dhe këmbësorë”

Komuna e Kaçanikut, ajo e Hanit të Elezit dhe OMM “ Gjethi” nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit për realizimin e Projektit “Shtegu për çiklist dhe këmbësorë, i iniciuar nga Organizata Gjethi, i cili përshkon linjën e cila kalon për rreth bregut të lumit Lepenc drejtimi Kaçanik – Hani Elezit. Në takimin e mbajtur në Komunën e Kaçanikut mes Kryetarit Besim Ilazi, Kryetarit nga Hani i Elezit Rufki Suma dhe përfaqësuesit nga Organizata “ Gjethi” Remzi Reka, u diskutuan format dhe mundësitë e realizimit të këtij projekti. Komuna e Kaçanikut, Komuna e Hanit të Elezit dhe Organizata “Gjethi” pajtohen që bashkërisht të zbatojnë Projektin “Shtegu për çiklist dhe këmbësorë Gryka e Kaçanikut” ( alternativë Projektin “Shtegu për çiklist dhe këmbësorë Hani Elezit Kaçanik – Lepenci”).

Kryetari Ilazi e konsideroi këtë projekt të rëndësishëm për banorët e te dyja komunave, që do të ndikojë edhe në promovimin e turizmit në këtë anë, ndërsa falënderoi Juristin Ilaz Ramajli për hartimin e Memorandumit me të gjitha pikat përcjellëse.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …