Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimi ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës për reformimin e sigurisë

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimi ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës për reformimin e sigurisë

Në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes sot u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, përfaqësuar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar përfaqësuar nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott. Ky memorandum bashkëpunimi ka për qëllim përmirësimin e kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes në zbatimin e reformave në proceset e tij të prokurimit për të siguruar ofrim të mirë-menaxhuar dhe efikas të shërbimeve publike. Gjithashtu ky memorandum ka për qëllim rritjen e efikasitetit të sektorit publik dhe rivendosjes së besimit të qytetarëve përmes proceseve të mirë-menaxhuara, transparente, të drejta dhe efikase të prokurimit. Memorandumi i nënshkruar sot është një ndër marrëveshjet e shumta me Mbretërinë e Bashkuar në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në kuadër të partneritetit të fuqishëm me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për kohën e homazheve, mbledhjes komemorative dhe varrimit të Ilmi Ramadanit

Me dhembje të thellë njoftojmë familjarët, bashkëluftëtarët, bashkëveprimtarët, shokët, miqtë dhe gjithë qytetarët se do …