Nesër mbahet Akademi me rastin e 21-vjetorit të rënies së heronjve të kombit Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

Nesër mbahet Akademi me rastin e 21-vjetorit të rënies së heronjve të kombit Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj

Në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, nesër, duke filluar në orën 13:00, mbahet Akademi përkujtimore me rastin e 21-vjetorit të rënies së heronjve të Kosovës, gjeneralmajor Ilir Konushevcit dhe Dr. Hazir Malajt. Kjo akademi mbahet nën përkujdesjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili do të mbajë fjalë rasti në nderim të të rënëve. Kujtojmë se gjeneralmajor Ilir Konushevci dhe dr. Hazir Malaj janë vrarë më 9 maj të vitit 1998. Pas Akademisë përkujtimore do të bëhen homazhe te varret e heronjve të Kosovës, në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në lagjen Velania të Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …