Nesër mbahet ceremonia e inaugurimit të Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike

Ftojmë përfaqësuesit e mediave të përcjellin ceremoninë e inaugurimit të Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike, e cila do të mbahet nesër (e martë), më 12 mars, duke filluar nga ora 10:00. Ceremonia mbahet në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë, tek objekti i ish-Qendrës për Studime Universitare të FSK-së. Në këtë inaugurim do të marrin pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zyrtarë dhe oficerë të lartë të MM/FSK si dhe të vendeve partnere ndërkombëtare. Pas përmbylljes të aktivitetit të paraparë, do të ketë prononcim për media.

Kontrolloni gjithashtu

ASK: Mbi 21 mijë nxënës më pak në shkollat e Kosovës gjatë pesë viteve të fundit

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhëna që tregojnë një rënie të ndjeshme …