Bedri Halimi: Lojërat me akuza mistike kundër krerëve të UÇK-së

Bedri Halimi: MARSI I KTHESAVE TË MËDHA

Muaji mars për shqiptarët, nuk është vetëm muaji i fillimit të pranverës. Marsi është muaji i fillimit të shpresave shqiptare, i rezistencës, për liri.

Pozita e pafavorshme e shqiptarëve nën Jugosllavi, dhe shtypja e egër që u bëhej atyre përmes formave të ndryshme të represionit, detyrimit për shpërngulje në Turqi, ndalimit të shkollimit në gjuhën shqipe, censurës së pamëshirshme të kulturës kombëtare, etj.. Në pranverën e vitit 1981 u shkyçë maska e gënjeshtrave mashtruese mbi parajsën e socializmit vetëqeverisës dhe lidhjes komuniste të Jugosllavisë.

Kësisoj, djemtë dhe vajzat më të guximshme të kombit u organizuan në radhët e lëvizjes ilegale, të cilët ua sqaronin këtij populli gjendjen e rëndë dhe pabarazinë e madhe në të cilën ishte katandisur Kosova, duke u shfrytëzuar resurset e saja natyrore e njerëzore.

Dhe, më 11 mars të vitit 1981 situata shpërtheu. Ishte kjo lëvizja e parë politike në Evropën lindore, e cila së bashku me solidarnostin polak, që ia hoqën maskën e barazisë së vëllazërim- bashkimit, i cili ishte vetëm një parullë boshe për t’u hedhur hi syve të popullit, për bashkëjetesë të dhunshme nën shfrytëzim. Atëbotë, këto ngjarje masës iu servuan si shprehje e revoltës së studentëve për kushte më të mira. Pushteti i atëhershëm komunist, u mundua ta fshehte gjendjen reale në të cilën ndodheshin shqiptarët nën Jugosllavi. Mu atëherë, kur pushteti titist, kishte menduar se ia kishte arritur qëllimit për ta mashtruar sërish popullin, më 25 mars të vitit 1981 në Prizren shpërthyen demonstratat, ku në këtë rast doli pikërisht rinia e Prizrenit. Tek ata kryesisht mbizotëronin studentët e SHLP-së “Xhevdet Doda”, si dhe nxënës të shkollave të mesme, ku dalloheshin në këtë drejtim shkolla e mesme teknike “Gani Qavdërbasha” dhe gjimnazi që atëherë quhej “Jovanka Radivojeviq – Kica”. Në këtë rast, jo vetëm që iu dha përkrahje ngjarjeve të 11 marsit, por atyre iu dhanë edhe konotacion të qartë politik, sepse nga studentët dhe nxënësit përpos kërkesave të karakterit social, kishte edhe kërkesa të karakterit politik si: “duam barazi”“kushtetut딓rroftë rinia shqiptare”, etj.. Natyrisht se pushteti i atëhershëm u alarmua dhe reagoi egërsisht menjëherë me policë, të cilët rrahën e arrestuan shumë të rinj shqiptarë. Shumë nga të cilët më vonë do të dënoheshin me vite të tëra burgu.

Demonstratat e Prizrenit të 25 marsit të vitit 1981, janë të rëndësishme, sepse jo vetëm që masën e madhe të njerëzve që kishin dalë atë të mërkurë në Pazar dhe po vështronte e hutuar, por edhe të tjerët që nuk ishin aty, i bënë që të mendojnë politikisht.

Këto ngjarje janë të rëndësishme edhe për faktin se, i dhanë kurajë studentëve të Universitetit të Prishtinës, të cilët të nesërmen më 26 mars, ditën kur po vinte stafeta e Titos – që proklamohej si simbol i bashkim-vëllazërimit, e që për shqiptarët në fakt ishte simbol i mashtrimit, të cilëve tentohej t’u paraqitej deri në nivelin e besëtytnisë, studentët e festuan me demonstrata të fuqishme të cilëve iu bashkuan edhe punëtorët dhe popullata e gjerë.

Ngjarjet e vitit 1981, padyshim se nuk janë fillimi i rezistencës shqiptare, por gjithsesi janë ngjarjet që paraqesin formën më të artikuluar të rezistencës shqiptare pas luftës së dytë botërore deri në atë kohë, duke ia trandur kështu themelet e Jugosllavisë së atëhershme.

Në këto ngjarje më e papërgatitura ishte inteligjenca e Kosovës, prandaj edhe nuk u hodh në mbrojtje të kërkesave të drejta të studentëve dhe të punëtorëve. Burokracia politike e Kosovës u hodh në gjykim të ashpër të këtyre ngjarjeve, duke i cilësuar ato si nacionaliste, separatiste, irredentiste, armiqësore, të drejtuara kundër sistemit socialist vetëqeverisës jugosllav, e për minimin e pushtetit politik të klasës punëtore, për prishjen e bashkim-vëllazërimit, etj..

Dhe kështu me ndihmën e disa shqiptarëve të dëgjueshëm, aktivistë të LKJ-së filluan ngritjet e gishtërinjve për t’i dënuar këto ngjarje të lavdishme.

Po kush i përkrahu këto ngjarje, përveç përkrahjes morale e artikujve gazetareske të RTVSH-së?

Kësisoj, ngjarjet madhështore të vitit 1981, ishin burim frymëzimi edhe për ngjarjet e mëvonshme të vitit 1989 e deri te pranvera e vitit 1998.

Në marsin e vitit 1981, u tranden themelet e të ashtuquajturës Jugosllavi.

Në marsin e vitit 1989, u derdh lumë gjaku në mbrojtje të asaj autonomie që e kishte Kosova, e cila edhe aq sa ishte dhe e tillë çfarë ishte e përgjysmuar, iu mor shqiptarëve me tanksa.

Kurse në marsin e vitit 1998, Adem Jashari me UÇK-në, përfundimisht me rënien e vet në altarin e lirisë, e ndërpreu procesin e vdekjes së heshtur të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha (1966): Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë

Enver Hoxha (1908-1985) nderohet e respektohet në Kosovë, asnjë fjalë e keqe për Josip Broz Titon në Shqipëri, prej vitit 1991

Në Kosovë, ishte idealizuar dhe në masë idealizohet edhe sot Enver Hoxha. Në Kosovë janë …