Muharrem Sylejmani me bashkeluftetare

Shënohet 20-vjetori i zënies së Grykës së Llapushnikut nga luftëtarët e UÇK-së

Sot, më 9 maj 2018,  në lagjen e Isuf Danaj, në fshatin Llapushnik të Drenicës  shënohet 20-vjetori i zënies së kësaj Gryke, e cila shënon njërën ndër betejat më të lavdishme të epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në luftë kundër forcave ushtarake e policore serbe. Zënia e Grykës dhe zmbrapsja e forcave serbe, tregonte se UÇK-ja kishte filluar një fazë të re të mobilizimit e konsolidimit të radhëve dhe kishte forcë jo vetëm për ta sulmuar armikun  nëpër prita, por edhe për të vendosur barrikada lufte, me qëllim për t’ i  vënë në kontroll zonat e çliruara.

Shënimi i këtij përvjetori mbahet nën përkujdesjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Në këtë manifestim jubilar përveç familjarëve të dëshmorëve, invalidëve e veteranëve, do të marrin pjesë: kryeministri, Ramush Haradinaj, kryekuvendari, Kadri Veseli, zëvendës-kryeministri, Fatmir Limaj, ish-Komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, drejtues të shoqatave të  dala nga lufta e UÇK-sëdeputetë e zyrtarë të lartë të institucioneve tona dhe qytetarë të shumtë  liridashës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …