Nesër në Gjirokastër, fillon Festivali Folklorik Kombëtar ku për një javë rresht do të ngjiten në skenë 1200 artistë nga Shqipëria e më gjerë

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, kryeministri, Edi Rama, tregon është gati skena e qëndisur për festivalin. Ngjarja më e madhe e folklorit shqiptar,  me traditën e kohës  së artë të Socializmit në Shqipëri, rikthehet në kalanë e Gjirokastrës pas 8 vitesh mungese. Për herë të parë është vendosur që grupet e 12 qarqeve të mos jenë në konkurrim me njëri-tjetrin për të shpalosur vlerat më të mira të trashëgimisë kulturore shqiptare, për të cilat komisioni vlerësues gjykoi se nuk duhet të konkurrojnë. Festivali që është ngjarja më e madhe e kulturës kombëtare shqiptare nisi në vitin, 1968 në kujtim të 500-vjetorit të ndarjes nga jeta të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, kur ishte mbajtur edhe Simpoziumi i madh gjithëkombëtar. Në këtë vit shënohet edicioni i dhjetë i Festivalit që mbahet në çdo pesë vjet.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …