leoni

Nesër në Gjykatën e Hagës ndaj krerëve të UÇK-së, do të diskutohet çështja e paraburgimit, masat e sigurisë

Nesër në Gjykatën e Hagës ndaj krerëve të UÇK-së, do të diskutohet çështja e paraburgimit, masat e sigurisë

Avokati Mahmut Halimi është shprehur se në seancën e nesërme në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së, do të diskutohet çështja e paraburgimit, masat e sigurisë. “Të them të drejtën është sipas gjithë gjasave, nesër do të mbahet një konferencë që do të diskutohet çështja e paraburgimit, masat për sigurimin e të pandehurve në procedurë. Do të shtrohen disa çështje, të cilat janë të lidhura me rregullat e procedurës së tribunalit të Gjykatave të Specializuara. Është tepër herët për të thënë që çfarë do të ndodhë. Përmbledhja është kjo, që nesër është ajo seancë që mund të bëhet fjalë për çështjen e masave, a do të hiqet paraburgimi, propozimet e dorëzuara më shkrim. Mbrojtësit kanë pasur kohë për të dorëzuar propozimet e tyre”, u shpreh ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …