Njoftim lidhur me Koordinimin e institucioneve për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

Nesër në katër komuna të pjesës veriore të Kosovës mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme

Nesër në katër komuna të pjesës veriore të Kosovës mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Leposaviq, Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut dhe Zveqan. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto katër komuna është 57 mijë e 983 votues, apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017. Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017, në zgjedhjet për kryetar në këto komuna, sipas të dhënave të KQZ-së, kishin votuar rreth 24 mijë qytetarë me të drejtë vote apo rreth 42%. Në zgjedhjet në veri për kryetar të komunës garojnë kandidat nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Serwer vendos kushtin për asociacionin: Pa garanci për sovranitetin e Kosovës, dialogu me Serbinë mbetet në vendnumëro

Profesori amerikan Daniel Serwer paralajmëron se dialogu Kosovë–Serbi nuk mund të prodhojë përparim nëse BE-ja …