Avdullah Hoti

Nesër në zyrën e kryeministrit Hoti, pritet të bisedojë krerët e koalicionit qeveritar, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blakaj konfirmoi për mediet se kryetari  i kësaj partie, Ramush Haradinaj, se nesër  do të jetë i pranishëm  në zyrën e kryeministrit Avdullah Hoti, ku do të bisedojë  me kryetarin e   LDK-së Isa Mustafa dhe kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj. Ai nuk ka treguar se për cilat tema do të mblidhet koalicioni për të diskutuar, ndonëse, Blaka u pyet edhe nëse çështja e postit të presidentit do të jetë temë që do të mbledh liderët shtetërorë. Dihet se kohëve të fundit janë shfaqur disa mospajtime  mes koalicionit qeverisës, duke nisur nga tema e dialogut e deri te rasti i fundit në Karaçevë. Megjithatë, nga LDK-ja e AAK-ja e kanë minimizuar dhe edhe e kanë mohuar një gjë të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …