Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu ka paralajmëruar se lufta në Gazë dhe në frontet e tjera rajonale do të zgjasë për muaj të tërë. Gjatë konferencës për medie, ai theksoi se “Beteja është në kulmin e saj dhe po luftojmë në të gjitha frontet. Arritja e fitores do të kërkojë kohë. Siç ka thënë shefi i shtabit (IDF), lufta do të vazhdojë edhe për shumë muaj të tjerë”. “Korridori ‘Philadelphi, ose për ta thënë më saktë, pika jugore (e Gazës) duhet të jetë nën kontrollin tonë. Duhet të mbyllet. Është e qartë se çdo marrëveshje tjetër nuk do të siguronte çmilitarizimin që ne kërkojmë” ka theksuar kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu. Ndërsa duke komentuar paralajmërimet mbi mundësinë e sulmimit të Izraelit nga grupi “Hezbullahu” për të cilin thuhet se ka mbështetje nga Irani, ai ka theksuar se “Nëse Hezbollahu e zgjeron luftën, do të pësojë goditje që nuk i ka parë as në ëndërr, po ashtu edhe Irani” ka theksuar në fund të fjalisë së tij, kryeministri izraelit, Benjamin Natanjahu.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti thotë se ka diskutuar për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë gjatë kohës kur ai ishte në krye të Qeverisë
Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka diskutuar për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë kohës …